Tayna u shfaq seksi, teksa pozoi para pasqyrës.
Rep-artistja e famshme shqiptare, Tayna vjen shumë sensuale në fotografitë e reja.
Tayna, shfaqet shumë provokuese dhe thotë për veten: nëse “dashuri në shikim të parë” do ishte person.
Ajo, në imazhet e shpërndara, shfaqet me një bluzë të shkurtër ngjyrë rozë dhe bikini të poshtme, duke shikuar veten në pasqyrë.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo bëri të ditur se për dukjen e saj u përkujdes modelja shqiptare Xhesika Berberi, grimin e kishte bërë vet këngëtarja ndërsa imazhet i shkrepi Iva Kozeli.