Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është deklaruar në Kuvend për mungesën e deputetëve.
Ai i nervozuar me mungesat e tyre dhe mungesën e kuorumit, ka kritikuar deputetët për papërgjegjësi.
“Qysh po e shohë këtë papërgjegjësi të disa deputetëve, mendoj se kjo legjislaturë nuk meriton me vazhdu”, tha Konjufca, i cili edhe javën e kaluar pati probleme me kuorumin e deputetëve.