Nerqize Arenliu është zgjedhur si ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Arenliu deri më tani ka ushtruar postin e drejtoreshës së Spitalit të Prizrenit, ndërsa emërimi i saj në krye të ShSKUK-së vjen pas dorëheqjes së Pranvera Zejnullahut.
Tash ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ShSKUK-së, ishte edhe drejtoreshë e Shëndetësisë në Prizren gjatë kohës kur me këtë komunë udhëhiqte Lëvizja Vetëvendosje.
“Ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj”, ka thënë zëdhënësi i SHSKUK’ës, Shpend Fazliu për Insajderin.