Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot i kthjellët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat për javën e parë të nëntorit do të jenë mbi mesataren e stinës në të cilën ndodhemi.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.