Nëntë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve, nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. 

“Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. 

Numri total i rasteve pozitive është 21.545 raste nga 100.395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 714 raste të vdekjes.