Nëntë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2256 që nga nisja e pandemisë.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, nëntë qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të mosharve 37 – 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 341 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar nga 3007 testimet e kryera.
“Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3007 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 341 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 673 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë”.
Ajo që bie në sy është rënia e dukshme e personave të shtruar në spitalet që kanë nevojë për trajtim më të specializuar.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët katër pacientë janë të intubuar.
Statistika (3 Prill 2021)
Raste të reja ditore 341
Të shëruar në 24 orë 673
Të shtruar në spitale 263
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3007
Testime totale 567,572
Raste pozitive 126,183
Raste të shëruara 93,173
Raste Aktive 30,754
Humbje jete 2256
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21546
Fier 2541
Durrës 1262
Gjirokastër 1248
Shkodër 1175
Vlorë 889
Korçë 798
Kukës 361
Dibër 326
Elbasan 313
Lezhë 227
Berat 68