Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes “Makine ve Kimya Endüstrisi” për funksionalizimin e fabrikës së municioneve në Kosovë, e cila do të prodhojë kalibra të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s.
Krahas makinerisë prodhuese, në kontratën e nënshkruar sot, parashihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe kalibrim.
Pas funksionalizimit, Fabrika do të operojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore e Republikës së Kosovës.
“Ne kemi bërë ushtrime bashkë me ushtrinë e Turqisë, kemi blerë pajisje, municione dhe armatime që prodhon Turqia, e tash është koha që edhe të prodhojmë bashkë në vendin tonë”, tha kryeministri Kurti në takimin me delegacionin nga MKE që u zhvillua pak para ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.
Nënshkruhet kontratë me fabrikën e municioneve turke, Kurti: Po vihen themelet e industrisë së mbrojtjes
Ndërsa përmes një postimi në Facebook, Kueti ka shkruar se me këtë kontratë po vendosen themelet e industrisë së mbrojtjes së Kosovës.
I pari i qeverisë shton se me këtë kontratë përveç makinerisë prodhuese përfshihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, si dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim.
Po ashtu, shefi i qeverisë thotë se me të filluar prodhimi, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100 për qind vendore.
“MKE merr përsipër ta vë në funksion fabrikën e municioneve e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s. Në këtë kontratë, përveç makinerisë prodhuese përfshihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, si dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim. Me të filluar prodhimi, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore”.