Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi takoi ambasadorin Hysa

Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa është pritur në një takim pune nga nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu.

Nënkryetari Nimanbegu e njoftoi ambasadorin Hysa me ecurinë e punës së Parlamentit, i cili është duke vazhduar mbajtjen e seancave të rregullta.

Ai u interesua po ashtu për gjendjen e shëndetit publik në Kosovë, pas shfaqjen dhe përhapës së pandemisë covid-19, duke uruar qytetarët e Kosovës për tejkalimin sa më të shpejt të kësaj pandemie.

Nga ana tjetër, ambasadori Hysa ka uruar nënkryetarin Nimanbegu për punën që po e bën në forcimin e demokracisë në Mal të Zi si dhe për mbështetjen për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Mali Zi po mundohet që me pako stimuluese të tejkaloj gjendjen e rënduar të ekonomisë, pas koronavirusit dhe sidomos rishikimin e kushteve për mundësinë e rehabilitimit të turizmit, si një degë shumë e rëndësishme për këtë vend.

Në Mal të Zi tash sa ditë nuk ka raste të reja me COVID-19. Ndonjë hapje eventuale e kufirit do të varët edhe nga gjendja me pandemi në rajon. Fillimi i qershorit është paralajmëruar si një datë tentative.