Nënkryetari i LDK-së: Asnjëherë s’kam qenë pro vijave të kuqe për PDK-në

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë ka marrë vendim që kjo parti të mos futet në koalicion me partinë e Kadri Veselit (PDK).

Por, vijat e kuqe të LDK-së për PDK-në,  kanë filluar të fshihen, pasi që kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, ditë më parë tha se këto vija duhet të hiqen tani dhe në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato mbahen në Kosovë.

“Tani duhet të hiqen edhe në situatën e tanishme, por edhe kur të vijnë zgjedhjet e ardhshme, për shkak se zgjidhjet janë të vështira”, ka thënë  Mustafa.

E të njëjtin mendim për vijat e kuqe e ka edhe nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova.

Ai në një prononcim për portalin Front Online, tha se përveç LDK-së, vijat e kuqe i kanë hequr edhe për partitë tjera.

Rugova tha se si nënkryetari i kësaj partie nuk ka qenë asnjëherë pro vijave të kuqe.

“Unë Skam qenë kurrë pro vijat e kuqe,  vijat e kuqe kanë qenë të vendosura në mandatin e kaluar, nuk ka nevojë askush askujt ti vendos vijat e kuqe. unë jam kundër vijave të kuqe ndaj subjekteve. Unë nuk vendosi për vija të kuqe. Zgjedhjet e kaluar kanë shkuar kur kemi thënë se nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në, tani vinë zgjedhjet e tjera,  I kemi hjek vijat e kuqe për të gjitha partitë”, tha shkurt Rugova për Front Online.