Lumnije Pajazitaj, nëna e Donjeta Pajazitajt e ka mirëpritur vendimin e gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm të Naser Pajazitajt.
Ajo ka thënë se Naser Pajazitaj e ka marrë dënimin e merituar, por që beson se të bijën e saj, ai nuk e ka vrarë i vetëm, njofton Klankosova.tv.
“S’e morëm vesh arsyen pse e ka bërë këtë vepër kur nuk i kemi bërë asgjë me ardh deri te vrasja. Pak më e qetë jam, ky e ka marr dënimin e merituar por vetëm s’ka pasë mundësi ta bëjë vet”, është shprehur ajo para medieve, pas shpalljes së aktgjykimit nga gjykata.
“Kemi pasë dëshirë t’i mësojmë edhe bashkëpunëtorët e tij, sepse ndoshta na vinë në shtëpi e ne nuk e dimë kush janë”.