Nën kërcënimin e armës plaçkitet “Western Union”

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një nga filialet e “Western Unionit”.

Mësohet se filiali i kësaj banke në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë, është grabitur nga dy persona të armatosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për Klan Kosovën se grabitësit nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin nga arka monedha të imta.

Të dyshuarit të cilët nën kërcënimin e armës këtë mbrëmje plaçkitën filialin e Western Union, arritën të merrnin nga arka monedha të imta.

Siç bënë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, rasti ndodhi rreth orës 18:35 dhe njëri nga të dyshuarit në dorë ka pasur një armë të shkurtër dhe tjetri një thikë, kishin te veshura tuta (trenerka) ngjyrë të mbyllur dhe maska antikovid, njofton Klan Kosova.

Për persona të lënduar nuk raportohet, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të Bregut të Diellit.

Në vend të ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relevante dhe po merren me rastin.