Në Vushtrri 76 raste aktive me koronavirus

Vushtrria vazhdon të regjistrojë raste të reja në baza ditore me koronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Sylejman Meholli për RTV Dukagjinin thotë se tri rastet e reja me coronavirus janë raste kontakti me familjet që kanë rezultuar pozitive ditë më parë.

Ai tha se në përgjithësi rastet e reja me COVID-19 lidhen kryesisht me familjet apo vendin e punës.

“Me rastet e ditës së sotme rastet aktive shkojnë në 76, por një pjesë e këtyre rasteve janë ritestuar dhe pritet të shihet nëse janë shëruar apo jo”, tha ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri thotë se ditëve në vijim presin valë më të madhe të të shëruarve nga koronavirusi.

Shumica dërmuese e rasteve, sipas Mehollit,  janë në vetizolim shtëpiak.