Spitali i Përgjithshëm në Pejë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se një paciente me COVID-19 ka vdekur, ndërkohë që një pacient tjetër është në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimit të sotëm, në këtë spital po trajtohen 61 pacientë, e prej tyre 11 janë me oksigjenoterapi.
Në njoftim nuk tregohet nëse pacienti ka vdekur sot apo mbrëmë dhe nëse është përfshirë në raportin e mbrëmshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
“Nga personeli i spitalit, 4 mjekë, 5 infermierë dhe 1 bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 6 anëtarë të tjerë të personelit tonë janë në pritje të rezultateve. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit, 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta, 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.
Deri më tash, sipas njoftimit të fundit të IKSHPK-së, në Kosovë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit 108 pacientë.