Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 22 pacientë me COVID-19, ndërsa 8 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në respirator, 17 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe prej tyre 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.