Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 49 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Në njoftim bëhet e ditur se nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar dy mjekë, katër infermierë dhe tre punëtorë të shërbimeve teknike.
“Dy pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 49 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 34 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 587 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, ndërsa 49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Në këtë spital gjatë vikendit ishin 10 lindje. Janë lindur 10 foshnj,e 5 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
378 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,216 analiza, ndërsa janë kryer 15 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 98 shërbime Radiologjike.