Në Spitalin e Pejës 37 pacientë me COVID-19, prej tyre 25 në oksigjeno-terapi

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 37 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre janë 25 në oksigjeno-terapi e gjashtë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 215 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Janë lindur 5 foshnje, 4 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

301 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3279 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione.

117 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 69 Rëntgena, 31 EHO dhe 17 CT-ja.