Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 62 pacientë me koronavirus, prej tyre 15 janë në gjendje të rëndë.
Sipas raportit të Spitalit të Pejës, 39 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa janë shëruar dy pacientë në 24 orët e fundit.
Nga personeli mjekësorë janë të infektuar gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe katër punëtorë nga stafi jo-mjekësorë.
“Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 4 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
601 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë vikendit.
Nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
415 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,030 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione”, kanë njoftuar nga Spitali i Pejës.