Në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda” janë duke u trajtuar 55 pacientë për COVID-19, prej tyre 38 janë të infektuar me koronavirus.
Ndërsa 28 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 5 janë në gjendje të rëndë.
Në raportin e Spitalit të Gjakovës thuhet se 4 pacientë pritet të testohen për koronavirus, ndërsa 13 pacientë kanë rezultuar negativë.