Në Spitalin e Gjakovës 49 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19, ndërsa prej tyre 27 janë të konfirmuar pozitiv.
Spitali i Gjakovës njoftoi se 9 pacientë janë në pritje të rezultateve, ndërsa 11 presin të testohen.
Po ashtu njoftohet se 25 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 3 pacientë janë me CPAP mask.
Pozitiv në COVID janë edhe një mjek, 13 infermiere dhe një nga stafi tjetër.