314 persona janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës ndërkaq prej tyre 222 pacientë me COVID-19.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, pesë persona janë në respirator, 21 janë duke u trajtuar me CPAP maskë dhe 199 janë me oksigjenoterapi.
Ndërkaq sot janë konfirmuar 55 raste të reja me koronavirus, dhe janë shënuar pesë persona të vdekur.
Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes.