Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 33 pacientë nga Covid-19.
Sipas njoftimit, 11 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19, teksa 22 të tjerë janë post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.
Njoftimi i plotë:
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës po trajtohen 33 pacientë, 22 post-Covid dhe 11 të tjerë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.
Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë