Në spitale 106 persona me koronavirus po trajtohen me oksigjenoterapi

Në SHSKUK dhe spitalet rajonale janë duke u trajtuar 162 pacientë, ku 63 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas raportit ditor të SHSKUK-së Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe shtatë spitalet e përgjithshëm po vazhdojnë të trajtojnë pacientë nga Sars-Cov-2.

106 pacientë janë me oksigjeno-terapi, 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë, 3 prej tyre në gjendje të rënduar, 32 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 77 me oksigjenoterapi

Klinika e Pulmologjisë ka 73 pacientë ndërsa Klinika Infektive, 28 pacientë. Sipas raportit në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 61 pacientë, ku 31 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 29 me oksigjenoterapi/

Spitali i Pejës ka 18 pacientë, i Prizrenit 8 pacientë, ai i Gjakovës 14 pacientë, i Gjilanit 9 pacientë, i Ferizajt 3 pacientë, i Mitrovicës 4 pacientë dhe ai i Vushtrrisë 5 pacientë.