Në Shqipëri mbërrijnë mbi 14 mijë vaksina Pfizer

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 14.040 vaksina Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

“Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave mbërritja sipas kalendarit të vaksinave AntiCovid”, ka shkruar ai.