Në Shqipëri 14 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 788 raste të reja me koronavirusin e ri.
Shifra totale e të vdekurve ka arritur në 1003.
788 rastet pozitive janë nga testimi i 2501 mostrave. Numri total i të infektuarve ka arritur në 48.530.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 300 persona, duke arritur në 24.820 shifra e të shëruarve. Janë 22.707 raste aktive.