Pas gjashtë muajve, nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme, u janë kthyer në bankat shkollore.
Secili fëmijë duhet të sigurojë maskën personale, e cila duhet të përdoret gjatë gjithë kohës gjatë qëndrimit në ambientet shkollore.
Edhe në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë po respektohen masat, si dhe para se të hyjnë fëmijët në klasë po ju matet temperatura.
Po ashtu në mbrojtje të Covidit fëmijët po hyjnë në dy hyrje të ndryshme që mos të kenë kontakt me njëri tjetrin.
Kosova ka mbyllur institucionet arsimore në muajin mars, kur u paraqiten edhe rastet e para me koronavirus.
Mësimi më pas është zhvilluar përmes platformave online dhe mësimeve të transmetuara në televizionin publik. /EO/