Në Qendrën Korrektuese të Dubravës vazhdojnë programet për risocializimin e të burgosurve

Në kuadër të programeve arsimore të cilat i ofron Qendra Korrektuese Dubravë, siç janë Shkollimi, Aftësimet Profesionale, Punësimi dhe aktiviteteve sportive, të burgosurit po vazhdojnë edhe më trajnime në aftësim profesional, si, Axhustator – Saldues, Instalues i Ujësjellësit dhe Kanalizimit, Ndërtimtari, Zdrukthëtari, Kuzhinieri, etj.

Më këto programe, SHKK synon të bëj përkrahjen e të dënuarve gjatë mbajtjes së dënimit, me qëllimin që duke qen të angazhuar dhe aktiv gjatë tërë ditës, dënimin ta kalojnë më me lehtësi.

Po ashtu, pas përfundimit të trajnimit të burgosurit do të pajisen më certifikata, ndërsa pas përfundimit të dënimit, të burgosurit do të kthehen në familje e tyre të aftësuar për punë dhe të gatshëm për t`u integruar në shoqëri.