Në Komunën e Prishtinës ka rënë numri i të infektuarve me koronavirus, ka konfirmuar nënkryetari Muhedin Nushi.
Madje, ai tha se aktualisht aktiv me COVID-19 në komunë janë 57 persona, ndërsa numri i të infektuarve është 11, duke shtuar se nuk ka asnjë rast të vdekjes.
“Gjithçka është nën kontroll dhe qe një muaj ditë e kemi dukshëm rënien e numrit të të infektuarve. Aktualisht aktiv në komunë të Prishtinës i kemi vetëm 57 persona dhe nëse vazhdon ky trend po shpresojmë që shumë shpejt mund të vijmë ne si komunë dhe Kosova në një numër jashtëzakonisht të ulët.Nuk kemi raste të rënda. Çdo ditë kontaktohet të gjithë ata që janë të infektuar. Javën e fundit numri më i madh i të infektuarve ka qenë 11. Edhe rastet e vdekjeve nuk kemi pasur në Prishtinë përveç një rasti. Po shpresojmë që deri në fund të këtij muaji nëse vazhdon me këtë trend të mos kemi asnjë të infektuar në komunë të Prishtinës”, shtoi Nushi.
Nushi thotë se komuna ka mbetur shumë mbrapa, por ka pasur ndikim në mosrealizmit të disa punëve të planifikuara, për shkak të pandemisë.
Mes tjerash, Nushi shtoi se nuk janë të konceptuar në zgjedhje lokale, por realizimin e punëve buxhetore.
“Me projekte të investimeve kapitale me ndihma ndaj qytetarëve nuk është që komuna ka mbetur shumë mbrapa por ka pasur ndikim gjatë vitit të kaluar, por edhe gjatë këtij viti kur patëm numër të jashtëzakonshëm të infektuarve.Ka pasur ndikim në kuptimin e mosrealizmit të disa punëve të planifikuara. Kanë mbetur disa prej projekteve që duhet ri realizojmë deri në fund të këtij mandati. Sa i përket zgjedhjeve lokale të reja të cilat do të mbahen në tetor, ajo nuk luan shumë rol te ne sepse ne duhet të koncentrohemi në realizimin e punëve buxhetore dhe jo në zgjedhjet lokale”, tha ai për EO.
Ai theksoi se nuk është i gatshëm të kandidojë për kryetar të komunës së Prishtinës.
“Mandati im përfundon me mandatin e kryetarit të tanishëm Shpend Ahmeti dhe unë jam staf politik, por nuk jam anëtar i asnjë partie politike. Unë nuk jam i gatshëm të kandidojë për kryetar të komunës. Por nëse secila prej qeverive të ardhshme e she të arsyeshme që të kenë nevojë për aftësitë e mia qoftë profesionale dhe intelektuale unë jam i gatshëm të bashkëngjitëm”, shtoi Nushi.