Prishtina vazhdon të kryesojë me raste aktive me COVID-19. Në Prishtinë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 112 raste aktive.
Pas Prishtinës pason Ferizaj me 46 raste aktive, ndërsa Prizreni i ka 38, Mitrovica 36 e Peja 34.
Të shtunën është raportuar për 47 raste të reja me koronavirus në Kosovë dhe një të vdekur si pasojë e COVID-19. Aktualisht janë 492 raste aktive.