Në Komunën e Podujevës zyrtarisht janë 93 raste aktive me COVID-19, ndërsa 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këtë për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur epidemiologia Bedrie Rama, e cila ka thënë se deri më tani kanë vdekur 14 persona nga COVID-19 në Podujevë.
“Sipas informatave që unë i posedoj janë 14 raste të vdekjes nga koronavirusi në Komunën e Podujevës. Dje kanë qenë 86 raste dje, mirëpo sot i kemi edhe 7 rast që i bie 93 raste aktive me koronavirus. 5 persona janë në gjende të rëndë shëndetësore”, ka thënë Rama.
Ajo ka theksuar se gjatë ditës së sotme është liruar një burrë 85-vjeçar nga Klinika Infektive, por i njëjti nuk është ritestuar për COVID-19.