Në PDK mendime të ndryshme nëse duhet të bëhen pjesë e Qeverisë Hoti, ose jo

Anëtarët e Kryesisë së PDK-së, Bedri Hamza dhe Sami Lushtaku kanë krijuar konfuzitet nëse PDK është e gatshme të futet në Qeverinë Hoti, apo jo.

Hamza në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka vendim të Kryesisë për t’u bërë pjesë e qeverisë aktuale.

Kemi mendime të ndryshme në Kryesi të partisë për këtë çështje por nuk ka pasur ndonjë vendim. Askush nuk është duke na pritur te dera për t’u futur në qeveri”, tha ai.

Ndërsa anëtari tjetër i Kryesisë, Sami Lushtaku në një lidhje telefonike në “Debat Plus” kishte deklaruar ndryshe.

I pyetur nëse është qëndrim i tij personal apo i partisë ajo që ka deklaruar më parë se “PDK futet në qeveri nëse merr postin e kryeministrit ose presidentit”, Lushtaku është përgjigjur shkurt: “Jo unë nuk kam dhënë qëndrim timin personal por të partisë”.

Hamza thotë se qëndrimi i PDK-së në opozitë ka ndihmuar atë të rimerr vetën dhe të bëj rifreskime me kuadro të reja.