Edhe në Partinë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar që u.d e presidentit të shkarkojë bashkëshortin e saj nga pozita që mban. Ky reagim i PDK-së vjen pasi që njëjtë kërkuan edhe nga AAK-ja.
Betim Gjoshi, anëtar i kryesisë së PDK-së ka shkruar në Facebook se Vjosa Osmani nuk dallon aspak nga Haxhi Shala.
Të njëjtën ai e ka quajtur pseudojuriste që e shkarkon djalin e Haxhi Shalës mirëpo, jo burrin e saj.
Në PDK e kanë quajtur mashtruese Osmanin teksa thonë se bashkëshorti i saj e ka marrë opzitën duke shkelur ligjin për shërbimin e jashtëm.
“Pseudojuristja Vjosa Osmani e shkarkon djalin e Haxhi Shalës nga pozita e konsullit, por nuk e shkarkon burrin e vet që e ka marrë pozitën e Ministrit në Misionin Diplomatik të Kosovës në Shkup në shkelje të ligjit për Shërbimin e Jashtëm. #Mashtruese #PseudoJuriste”, ka thënë ai.
Shkrimi i plotë:
A dallon Vjosa Osmani prej Haxhi Shalës?
Jo, aspak!
Pseudojuristja Vjosa Osmani e shkarkon djalin e Haxhi Shalës nga pozita e konsullit, por nuk e shkarkon burrin e vet që e ka marrë pozitën e Ministrit në Misionin Diplomatik të Kosovës në Shkup në shkelje të ligjit për Shërbimin e Jashtëm.