Në orën 16:00 nis rinumërimi i votave me postë dhe me kusht në QNR

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur sot se apeli i paraqitur nga Florentina Gjergjaj kandidate për deputete e AAK, është pranuar dhe është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që të rinumëron fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket kandidateve nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërsa KQZ ka mbajtur sot një mbledhje në lidhje me vendimet e PZAP ku është theksuar se secili vendimi i këtij paneli do të zbatohet nga ana e komisionit, njofton Klan Kosova.

Gjatë mbledhjes është thënë se sot (e hënë) në ora 16:00 në Qendrën për Numërim dhe Rezultate do të nis rinumërimi i fletëvotimeve në fjalë.