Në një muaj jetë, fitoi 3.6 milionë euro! “Pandora Papers”, paratë u tërhoqën nga Vasil Kallupi dhe familjarët

Pandora Papers, ka bërë publike dokumentet se kompani boshnjake ‘Energoinvest’ që ndërtoi linjën e re të energjisë elektrike midis Shqipërisë dhe Kosovës, i ka paguar 3.6 milion euro një kompani të vogël konsulence në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas dokumenteve të siguruar nga Birn, kompania e konsulencës  AL Energy Transmission LTD e themeluar  në vitin 2013, si administrator është biznesmeni shqiptar Vasil Kallupi.

“Oferta e kompanisë  ‘Energoinvest’ për të ndërtuar linjën e trasmetimit midis Shqipërisë dhe Kosovës ishte për 29 mln Euro. Kjo është me një kompani me shumë eksperiencë. Pikëpyetja e madhe këtu është se përse kishte nevojë kjo kompani të punësonte për konsulencë një kompani të vogël në Emiratet e Bashkuara Arabe të lidhur me një biznesmen shqiptar.Kjo kompani sapo ishte themeluar në vitin 2013”, shpjegon gazetari Besar Likmetaj.

Procedurat e tenderimit për pjesën shqiptare të projektit filluan në vitin 2011 dhe përfunduan në vitin 2014. Paratë për të ngritur linjën e re të energjisë elektrike  u financuan nëpërmjet një kredie nga banka shtetërore gjermane KFW. Operatori i Sistemit të transferimit  në Shqipëri firmosi një kontratë prej 29 mln Eurosh me kompaninë inxhinierike ‘Energoinvest’.

Kush është Vasil Kallupi?

“Vasi Kallupi është një biznesmen i përfshirë me kompani konsulence për tregun e energjisë në rajon. Ai ka qenë afër me qeverinë e Fatos Nanos. Kaq dimë për të pasi ai nuk preferon të jetë publik”.

Sa para janë transferuar tek kjo kompani e vogël?

“Nga të dhënat që ne kemi marë nga Pandara Papers tregon që ‘Energoinvest’ ka trasferuar nepërmjet një serie transanksionesh që zgjasin nga viti 2013-2016 në total 3.6 mln Euro. Këto janë para të tërhequra kesh, nëpërmejt kartave të debiti, ose janë tranferuar në emër të Vasil Kallupit, ose janë transferuar nga bashkëshortja e tij dhe nipi”.

Por në kutinë e Pandora Papers, kjo nuk është e vetmja kompani offshore shqiptare, 13 kompani të tjera ku përmendet Shqipëria rezultojnë të regjistruara në parajsa fiskale.