Në Merdar vazhdojnë pritjet e gjata me disa orë


Prej javësh disa prej pikave kufitare janë bllokuar nga kolona e gjatë e automjeteve me njerëzit që janë detyruar të presin për shumë orë për të hyrë ose dalë nga Kosova.

Edhe mëngjesin e së shtunës raportohet për pritje të gjatë të mërgimtarëve.

Në pikën në Merdar, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të dalë pritjet janë mbi tri orë për të dalë nga vendi, e për të hyrë rreth 20 minuta.

Te Dheu i Bardhë për të dalë njerëzit po presin për mbi një orë e gjysmë, ndërsa nuk raportohet për pritje në të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare.

Gjysmë ore është edhe në Muçibabë.