Në Mal të Zi, për 6 muaj vidhet rrymë në vlerë 1.1 milion euro

Sistemi i distribuimit të rrymës në Mal të Zi (CEDIS) ka bërë të ditur se në gjashtë muajt e fundit është vjedhur rrymë në vlerë 1.1 milionë euro ose 9.3 milionë kilovatë orë, ka shkruar të martën gazeta podgoricase “Vijesti”.

“Rreth 30 për qind është llogaritur në bazë të konsumit të paautorizuar – vjedhje, ndërsa rreth 6.3 milionë kWh është llogaritur si konsum i paautorizuar nga përdoruesit e lidhur në mënyrë arbitrare”, sqaroi CEDIS-i, përcjell “Vijesti”.

Sipas kësaj kompanie, humbjet më të mëdha, tash e shumë vite, regjistrohen në rrjetet në qytetet Nikshiq dhe Pluzhin.

Gjatë vitit 2021, në Mal të Zi janë ngritur 261 aktakuza për vjedhje të rrymës, ndërkohë në dy muajt e parë të këtij viti, 38.