“Në luftë isha veç 8 vjeç”, Fahri Fazliu rrëfen si u dërgua në zyret e EULEX-it

Mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Speciale, Fahri Fazliu i është konfiskuar telefoni.

Lidhur me këtë rast ka reaguar vetë Fazliu përmes një postimi në Facebook ku ka rrëfyer si ndodhi ngjara, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se sot rreth orës 8 të mëngjesit, derisa po dërgonte djalin e tij në kopsht, disa persona i thane se janë nga Prokuroria Speciale dhe se me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës, do ia konfiskojnë telefonin personal.

Fazliu tutje tregoi se pas kësaj, u dërgua në zyret e Eulex-it në Fushë Kosovë.

Më poshtë postimi i plotë:

“Erërat lëkundin degët, por trungun jo”🇦🇱

Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë!

Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur përderisa isha duke e dërguar djalin tim Malin në kopsht, me dolën disa persona me thanë: Që jemi nga Prokuroria Speciale e Hagës dhe kemi një urdhër nga Gjykata Speciale e Hagës për konfiskimin e telefonit tuaj personal, pastaj më dërguan me veturen e tyre në zyret e Eulexit në Fushë Kosovë dhe aty më konsfiskuan telefonin.

Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!🇦🇱

Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç.

#LiriakaEmërUÇK.🇦🇱