Në Kosovë raste aktive me koronavirus janë 1801, të shëruar 2003

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të martën edhe për 183 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve me këtë virus në 3.886.

Nga 3,886 të prekur nga ky virus nga 13 marsi, 1,801 janë raste aktive, 2,003 të shëruar dhe 82 persona kanë humbur jetën.

“Numri total i rasteve pozitive 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.003 raste, kurse raste aktive 1.801”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Ndryshe, IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së coronavirusit.