Këto ditë në Kosovë po qëndron Mike Verstraeten, ish-futbollisti belg, me ftesë të trajnerit dhe ish-futbollistit kosovar, Hivzi Ahmeti.

Verstraeten ka luajtur për klubet: Germinal Ekeren dhe R.S.C. Anderlecht si dhe ka një paraqitje për Kombëtaren e Belgjikës në Kupën e Botës më 1998.

Ai ka ardhur për të vëzhguar disa futbollistë tanë dhe për të parë mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me trajnerin Hivzi Ahmeti, i cili menaxhon qendrën e tij personale për stërvitje dhe përgatitje individuale.
