Në Kosovë aktualisht numri i të vdekurve nga koronavirusi është 2.183.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.307.
Të mërkurën, në Kosovë pritet të vijnë edhe rreth 5000 vaksina antiCOVID.
Kohë më parë, në Ministrinë e Shëndetësisë janë deklaruar se UNICEF-i, iu kishte bërë të ditur se 76 mijë e 800 doza të tjera të vaksinës, mund të vijnë përmes COVAX-it, të ndara në dy kontingjente: njëri në fund të prillit e tjetri gjatë majit.
Gjithashtu, kjo ministri ka thënë se 95 mijë doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian, do t’i jepen Kosovës në periudhën maj-gusht.
Sipas planit shtetëror të imunizimit, deri në fund të vitit, Qeveria e Kosovës planifikon që të vaksinojë deri 70 për qind të popullatës në Kosovë.