Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK), janë të hospitalizuar 58 raste, prej tyre të sëmurë me COVID-19, janë 48 raste.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me COVID -19 është si vijon: 35 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sot, do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar nga infeksioni me COVID-19.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.