Një foshnje e cila peshon gjashtë kilogramë e 580 gramë ka lindur sot në Klinikën e Gjinekologjisë.
Po ashtu edhe dje në këtë klinikë ishte lindur një foshnje me rreth 6.5 kilogramë, kjo nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ishte quajtur si rast i rrallë.
Mjeku kujdestar, Naser Rafuna, për klankosova.tv ka thënë se foshnja u lind me metodën e prerjes cezariane dhe është nga Prishtina.
“Po ka lindur një foshnje e gjinisë mashkullore, nëna ishte suedeze e martuar për një shqiptar. Foshnja dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë nga Prishtina”.
Rafuna ka deklaruar se ky është një rast i rrallë në karrierën e tij si doktor.