Bazuar në raportet e datës 4 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 550 pacientë.
Në njoftimin e bërë nga ShSKUK thuhet se 452 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 417 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 226 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 175 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 182 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave;
Klinika Infektive, 94 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 34 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 324 pacientë
18 në gjendje të rënduar
277 të konfirmuar pozitivë
235 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 51 pacientë
Spitali i Gjakovës, 68 pacientë
Spitali i Pejës, 74 pacientë
Spitali i Gjilanit, 40 pacientë
Spitali i Ferizajt, 38 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 38 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 13 pacientë