Në këto tri raste nuk jeni të detyruar të bartni maskë

Në vendimin që pritet ta marrë brenda pak minutash Qeveria Kurti, precizohet edhe çështja e mbajtjes së maskës.

Merret vesh se në tri raste lejohet që qytetarët të lëvizin pa maska:

Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.