Pandemia, e tash edhe lufta Rusi-Ukrainë, kanë rritur ndjeshëm çmimet e naftës në treg. Në Kosovë, litri i naftës për herë të parë ka kaluar mbi 1.6 euro.
Dhe për më keq, sipas naftëtarëve çmimi mund të vazhdojë të rritet.
Por ka edhe vende ku furnizimi me naftë është parajsë e vërtetë.
Sipas faqes së specializuar për çmimet e derivateve në botë “GlobalPetrolPrices”, në Iran një litër naftë mund të blihet për më pak se 1 cent. Më saktë, sipas të dhënave të fundit të kësaj faqe të përditësuara më 28 shkurt, para 8 ditësh, litri i naftës në Iran ka kushtuar 0.009 euro. Sipas kërkimit në “google” del se çmimi në këtë vend është ende i njëjtë.
Sipas kësaj, me paratë e një kafeje që paguani në Prishtinë (1 euro) në Iran mund të mbushni dy rezervuare të veturës me naftë, duke llogaritur se zënë nga 50 litra.
Pas Iranit, nafta më e lirë mund të blihet në Venezuelë, për 2.2 centë.
Irani e Venezuela janë ndër prodhuesit e mëdhenj të naftës më botë.
Naftë nën 1 euro mund të blihet edhe në 85 shtete të tjera.
Nafta më e shtrenjtë, sipas kësaj faqeje, shitet në Hong-Kong, ku litri kushton 2.14 euro.
Po ashtu, edhe benzina mund të lihet për pak centë në vendet si Venezuela e Irani.
Në Venezuelë, litri i benzinës kushton 2.2 centë, në Libi 2.9 centë e në Iran 4.6 centë.
Në Rusi, litri i benzinës më 28 shkurt kushtoi 4.3 centë, kurse i naftës 4.4 centë.
Në Ukrainë, vend i sulmuar ushtarakisht nga Rusia, litri i naftës më 28 shkurt ishte 1.02 euro, kurse i benzinës 1.05 euro.
Hong-Kongu është më i shtrenjti edhe sa i përket benzinës, pasi një litër kushton 2.45 euro.