Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Itali ka rënë sërish në 24 orët e fundit.
Të premten autoritetet njoftuan për 570 vdekje të reja, derisa një ditë më parë kishin njoftuar për 610.
Numri i rasteve të reja me COVID-19 gjithashtu shënoi rënie, pasi u raportuan 3,951, ndërsa një ditë më parë ishin konfirmuar 4,204 raste.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë, më 21 shkurt, ka arritur në 18.849, tha Agjensia e Mbrojtjes Civile.
Gjithsej, raste të të infektuarve në këtë vend janë 147,577, shifër kjo që e radhit Italinë pas Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës.