Në Itali vazhdon të jetë i madh numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit.
Mediat nga ky vend raportojnë për 837 persona të vdekur në 24 orët e fundit, ndërkohë janë regjistruar 4.023 raste të reja me infeksion.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 12.428, ndërkohë i të infektuarve në 105.792. Kurse, 15.729 persona janë shëruar.
Në rajonin e Lombardisë, që është vatër e Covid-19 në këtë vend, është regjistruar rënie e numrit të të vdekurve dhe të infektuarve.
Në 24-orëshin e fundit janë konfirmuar 1.047 raste të reja me koronavirus, ndërkohë kanë vdekur 381 persona. Një ditë më parë, u njoftua për 1.154 raste të reja me këtë virus, kurse 458 vdiqën.