Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot janë të janë të hospitalizuar 11 pacientë, ndërsa nëntë prej tyre me COVID-19.
Nga nëntë pacientë të infektuar me coronavirus, pesë janë në gjendje stabile, një është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (dy raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe një rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).
Klinika është në pritje të rezultateve për dy pacientë.
Ndryshe, deri më tani në Kosovë me coronavirus kanë rezultuar gjithsej 1.004 persona, 772 prej të infektuarve janë shëruar, kurse 30 persona kanë humbur jetë.