Në Infektive 58 raste me koronavirus, një në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot me datë 18 qershor gjinden të hospitalizuar 78 raste, e prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 58 raste.

Sipas zëdhënësit në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, 33 prej tyre janë në gjendje stabile.

“24 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive; dy prej tyre në gjendje më të rëndë janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv”, tha Hoti.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 3 raste; dy rastet me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa pacienti i tretë është në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.

“Jemi në pritje te rezultateve për 20 raste. Sot lirohet 1 rast COVID-19 pozitiv në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi”, përfundoi Hoti.