Trupi i pajetë i një femre, e moshës rreth 20-vjeçare, është gjetur sot në orët e mëngjesit në Gllogjan të Deçanit.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafi zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Më tej ai ka theksuar se janë kryer të gjitha procedurat policore, njësitet kompetente të gjitha kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Gashi nuk ka dhënë detaje të tjera për rrethanat e vdekjes, por mësohet se viktima është e moshës rreth 20-vjeçe.