Nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ismajli ka konfirmuar se në dy ditët e fundit, në këtë komunë ka ulje të infeksionit me COVID-19, sikurse edhe të të hospitalizuarve.
“Pavarësisht kësaj, unë apeloj tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat anti-COVID-19 sepse lufta kundër virusit vazhdon edhe më tutje, edhe atë në mënyrë agresive. Duke iu dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë, i lus që t’i përmbahen rregullave në mënyrë strikte”, tha Ismajli.
Situata e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 7642 mostra, 3014 kanë rezultuar pozitivë, 2753 janë shëruar, 93 e kanë humbur betejën me virusin, 169 raste janë aktive, 36 në hospitalizim dhe 64 mostra në pritje për rezultat.